Prej disa ditësh ishulli i Santorinit është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Shumë banorë dhe turistë janë larguar nga ishulli për shkak të frikës që do të shtohen aktivitetet sizmike. Ndrërsa banorë të tjerë janë evakuuar dhe kalojnë natën jashtë nëpër çadrat që
Kryetari i bashkisë së santorinit Nikos Zorzos, ka deklaruar se qindra tërmete që kanë goditur ishujt grekë në Detin Egje janë pjesë e një “tufe sizmike” dhe mund të vazhdojnë për javë të tëra para se të zvogëlohen.
“Tërmetet mund të ndodhin me lëkundje të vogla ose një tërmet pak më të fortë, i ndjekur nga një ulje graduale e aktivitetit,” tha Zorzos.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, theksoi se masat janë tërësisht paraprake dhe autoritetet do të mbeten vigjilente.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rreptësisht rekomandimeve të sigurisë për të minimizuar çdo rrezik,” deklaroi ai pas një takimi urgjent të qeverisë në Athinë.