Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Arben Meskuti akuzohet për mashtrim të mijëra debitorëve përmes mikrokredive. Ai është pronar i disa shoqërive që ngritën skemë piramidale.
Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë ka nisur në shkurt të vitit 2000 nga Prokuroria e Tiranës. Pas një kallëzimi nga Ministria e Drejtësisë u zbuluan 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, të cilat kanë marrë nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Prokuroria e Tiranës në dhjetor të 2024 shpalli klompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.