Moderatorja Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë.Lajmin ajo e ka ndarë me anë të një video të postuar në rrjete sociale ku dhe i ka bërë një dedikim të ëmbël birit të saj.
Fatma shpreh lumturinë dhe emocionet që nuk kanë përshkrim për të.
“4.2.2025 Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli. Nuk kam fjalë për emocionet e këtij momenti që nuk përshkruan, vetëm përjetohet dhe lotohet,” shkruan moderatorja.
Ajo ka edhe një djalë më të madh që quhet Kian dhe zbulimin e shtatëzanisë e tregoj në një tortë të veçantë teksa po e shikonte djali.