-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i SHBA-së për paqen në Ukrainë do të prezantohet në Mynih

Kryesoret

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të prezantojë planin e saj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe agresionit rus gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë javën e ardhshme, sipas raporteve të “Bloomberg”.

Plani, që do të prezantohet nga Keith Kellogg, dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për këtë konflikt, pritet të përfshijë një ngrirje të konfliktit në linjat aktuale të frontit, një status të paqartë për territoret e pushtuara nga Rusia dhe garanci sigurie për Ukrainën. Kellogg konfirmoi pjesëmarrjen e tij në konferencë dhe njoftoi se SHBA do të ndihmojnë në organizimin e zgjedhjeve në Ukrainë pas armëpushimit.

Trump gjithashtu theksoi mundësinë e përfshirjes së SHBA në mineralet kritike të Ukrainës dhe kërcënoi Rusinë me sanksione nëse nuk angazhohet për negociata paqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit