Një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Çërravë të Pogradecit është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit e Pogradecit kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.
Raportimet paraprake tregojnë se nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në objekte të tjera, megjithatë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë aksidental, ndërsa një grup hetimor është angazhuar për të zbuluar shkakun e saktë të ngjarjes.