Ditën e sotme Prokurori i Përgjithsëm Olsian Çela u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda.
Në takim është diskutuar bashkëpunimi dhe koordinimi mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe policisë së shtetit në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore. Gjithashtu ranë dakord për një sërë masadh administratoive që synojnë zbulimin dhe hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore.
Proda e siguroi Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë procesit zgjedhor në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Ata inkurajojnë shqiptarët që të denoncojnë në kohë krimet zgjedhore dhe të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese për hetimin e plotë të tyre.