Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se ekonomia shqiptare pritet të rritet në ritme të qëndrueshme, ndërkohë që politika monetare do të mbajë të pandryshuar normat e interesit për të garantuar stabilitetin e çmimeve.
Ai nënvizoi se inflacioni do të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025, dhe rritja e punësimit dhe pagave është e pritshme.
Po ashtu, inflacioni për vitin 2024 arriti në 2.2%, duke pasur një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.
“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm ndërkohë që inflacioni do të kthehet në objektivin tonë 3% gjatë 2025.
Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi i pandryshuar në nivelin 2% në tre mujorin e katër të 2024.
Për 2024 inflacioni rezultoi në nivelin 2.2 % krahasuar me 4.8 % që ishte një vit më parë. Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje”, tha Guvernatori.