Dy të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit në Tiranë, sipas një denoncimi të bërë nga një punonjës i institucionit.
Shtetasja E. K., punonjëse në këtë qendër, ka raportuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Nr. 4.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe rikthimin e menjëhershëm të të miturve, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e largimit dhe për të siguruar sigurinë e tyre.