Nesër në Nyon të Zvicrës, do të hidhet shorti për kualifikueset e “Europianit U21 2027”, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.
Shorti do të përcaktojë ndarjen e 51 kombëtareve në grupe dhe udhëtimin e tyre drejt finaleve të turneut. Kombëtaret do të ndahen në 6 grupe me nga 6 ekipe dhe 3 grupe me nga 5 skuadra.
Pjesëmarrës direkt në fazën finale do të jenë Shqipëria dhe Serbia si organizatore, ndërsa nga kualifikueset do të ngjiten 9 skuadrat e para dhe e dyta më e mirë.
Vazo 1: Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Gjermani, Francë, Ukrainë, Itali, Danimarkë
Vazo 2: Rumani, Zvicër, Kroaci, Rep.Çeke, Poloni, Norvegji, Belgjikë, Gjeorgji, Rep.Irlandë
Vazo 3: Slloveni, Finlandë, Suedi, Austri, Sllovaki, Greqi, Islandë, Hungari, Bullgari
Vazo 4: Skoci, Uells, Izrael, Maqedori e Veriut, Turqi, Kosovo, Irlanda e Veriut, Ishujt Faroe, Moldavia
Vazo 5: Bjellorusia, Mali i Zi, Bosnie dhe Herzegovina, Qipro, Letonia, Lituania, Kazakistan, Azerbajxhani, Luksenburg
Vazo 6: Estonia, Malta, Armenia, Andorra, Gjibraltari, San Marino