-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Rolando Maran, stafi i ri zyrtarizohet

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis një kapitull të ri me trajnerin Rolando Maran dhe një staf krejtësisht të rinovuar. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zyrtarizuar ndryshimet gjatë një ceremonie ku u falënderuan edhe Silvinjo, Zabaleta dhe Doriva, që përfunduan ciklin e tyre në ekip.

Duka theksoi:
“Dua të falënderoj stafin e ekipit Kombëtar për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Një falënderim i veçantë shkon për Ilir Bozhiqin, Luka Laurentin dhe Alariko Rosin për kontributin e dhënë gjatë viteve. Derën në Shqipëri e keni të hapur dhe uroj që të keni vetëm suksese dhe momente të bukura.”

Ilir Bozhiqi ka qenë përgatitës portierësh që nga periudha e Josip Kuzhes, ndërsa Luka Laurenti trajner atletik dhe Alariko Rosi video-analist dhe më pas shef i Departamentit të Analizës dhe Inovacionit në FSHF. Ende nuk është bërë e ditur se kush do t’i zëvendësojë në stafin e ri kuqezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit