Një rast i pazakontë ka ngjallur shqetësim në periferi të Elbasanit, kur banorët kanë konstatuar një arkivol të mbyllur të hedhur në rrjedhën e përroit të Zaranikës, pranë një blloku banimi.
Banorët janë të befasuar nga ky incident, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në hedhjen e arkivolit në ujë. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë menjëherë veprime; Policia dhe Agjensia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit janë njoftuar dhe hetimet për zbardhjen e rastit kanë filluar.
Banorët dhe autoritetet shpresojnë që ngjarja të sqarohen sa më shpejt.