Një avion privat i tipit Tecnam P-2002JF Sierra u rrëzua sot në rajonin Ramensk, pranë aeroportit Mickovo, në Moskë, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve.
Fluturimi ishte një stërvitje e planifikuar, por për rrethana ende të paqarta, avioni humbi lidhjen me radarët.
Hetimet janë duke u zhvilluar, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë një defekt teknik i avionit.