Romario Brunga, 25-vjeç, u gjet i pajetë brenda një makine në Lezhë pasditen e sotme. Dyshohet se ai ka marrë vetëm një plumb, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo vrasje.
Makina nuk ka dëmtime nga jashtë, dhe hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Uniformat blu janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të sqaruar situatën.