-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Janari më i nxehti rekord, ngatërron shkencëtarët e klimës

Kryesoret

Muaji i kaluar ishte janari më i ngrohtë ë botë në rekord duke ngritur pyetje të mëtesjhme në lidhje me ritmin e ndryshimve klimatike thonë shkencëtarët.

Janari 2025 pritej të ishte pak më i freskët se janari 2024 për shkak të një zhvendosjeje nga jë model moti natyror në Paqësor i njohur si El Nino.

Por në vend të kësaj, muaji i kaluar theu rekordin e janarit 2024 me gati 0.1C, sipas shërbimit evropian të klimës Copernicus.

“Arsyeja themelore që ne kemi thyer rekorde dhe kemi pasur këtë prirje të ngrohjes prej dekadash, është sepse po rrisim sasinë e gazeve serrë në atmosferë”, tha për BBC News Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard për Studimet Hapësinore të NASA-s.

Janari 2025 përfundoi 1.75C më i ngrohtë se temperaturat e janarit të fundit të shekullit të 19-të, përpara se njerëzit të fillonin të ngrohnin ndjeshëm klimën.

Në fillim të vitit të kaluar, temperaturat globale u rritën nga modeli natyror i motit El Niño , ku ujërat sipërfaqësore jashtëzakonisht të ngrohta u përhapën në të gjithë Paqësorin tropikal lindor. Kjo lëshon nxehtësi shtesë në atmosferë, duke rritur temperaturat globale.

Aktualisht, shumica e studiuesve ende presin që viti 2025 të përfundojë pak më i ftohtë se 2023 dhe 2024 – por ngrohtësia e fundit do të thotë se ata nuk mund të jenë të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit