Nënkryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.
Vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën nga Komisoni i Medias lidhur me vendimarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së.
Në mbledhje kryetari i Këshillit Drejtues Leka Bungo foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skalifikuan nga gara emra të njohur si Eni Vasili dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.