-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e fëmijëve të Xhemal Lokës: I tha mamit do të bëj të vrasësh veten

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i cili akuzohet për shkaktimin e vrasjes së gruas së tij Bedries.

Në gjykatë kanë dëshmuar edhe fëmijët e tyre duke thënë se babai i tyre ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tyre. Njëri nga fëmijët ka dëshmuar se një natë më para se nëna të vetëhelmohej ka debatuar me babain për disa orë.

“Babi nuk e lejonte mamin që të vizitonte nënën e saj. Ata patën një debat të fortë me 1 janar që zgjati nga ora 19 deri në orën 23”, ka dëshmuar djali. Ai ka thënë gjithashtu se babai e kërcënonte nën edhe në telefon duke i thënë se “Unë ty do të bëj të vrasësh veten.”

Ndërsa djali i vogël ka realizuar edhe disa video kur babai e dhunonte Bedrien, e kërcënonte dhe ofendonte.Gjithashtu vajza ka pranuar se nëna e saj dhunohet dhe në një rast ajo i është shprehur se do ti jepte fund jetës pasi ishte e lodhur. Ndërsa djali tjetër i çiftit ka rrëfyer në gjykatë një moment, kur babai ka ardhur nga Greqia dhe është konfliktuar me nënën e tij, duke e goditur me shkelma e grushte.

Nga dëshmitë dhe nga këqyrja e telefonave, gjykata ka dalë në konkluzionin se Xhemal Loka e ka detyruar atë që ti jap fund jetës, pasi ka përjetuar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme.

Shkaktoi vrasjen e bashkëshortes, dënohet me 10 vite burg Xhemal Loka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit