Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka folur për herë të parë pas daljes nga spitali psikiatrik në Nju Jork, ku qëndroi për katër javë.
Në një video të postuar në Instagramin e biznesmenit Elton Ilirjani, ajo shfaqet e buzëqeshur dhe shpjegon se kishte marrë një pushim të plotë për të trajtuar gjendjen e saj emocionale.
Simaku tha se gjatë qëndrimit në spital bëri përditë fizkulturë dhe konsumoi shumë ujë, duke shtuar me batutë: “Përditë bëja fizkulturë, pija ujë dhe jo raki.” Ajo gjithashtu falënderoi Elton Ilirjanin dhe shprehu mirënjohje për ndihmën që mori gjatë kësaj periudhe.
Këngëtarja kishte shkuar në spital për shkak të një gjendjeje të rënduar emocionale pas takimit të saj me të birin, pas shumë vitesh ndarje.