Në qytetin e Korçës është raportuar se një faqe në rrjetin social Instagram po përdoret për të bërë shantazhe. Në këtë faqe targeti i sulmuar ishin nxënës të shkollave të mesme por edhe 9-vjeçare ku shumica ishin vajza.
Adoleshentët e moshës 14-18 vjeç tregojnë se faqja ekziston prej disa vitesh dhe në mënyrë periodike hapet dhe mbyllet.Sipas tyre këtë herë veç bullizimit dhe denigrimit të bashkëmoshatarëve të tyre ka patur edhe video dhe foto me përmbajtje pornografike.
Nga policia e Korçës, së bashku me prokuroritë dhe sektorët e krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit kanë verifikuar që vetëm ditën e djeshme janë bërë mbi 21 forma të ndryshme shantazhimi.
Eksperti kibernetik Thanas Dimço, tregoi se nëpërmjet këtyre faqeve bëhen presion, si edhe ka pasur tentativa shantazhi që kanë çuar deri në vetëvrasje. Ai bëri thirrje që çështja të ndiqet dhe autorët të vendosen përpara drejtësisë.