Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë, ku një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga.
Pas daljes nga rruga, makina është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të shtëpisë së shtetasit Bujar Kanaçi. Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi ka marrë dëmtime të lehta.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, dhe drejtuesit të automjetit i është kryer testi i alkoolit.