Këtë fundjavë, Shqipëria do të përjetojë kushte të qëndrueshme atmosferike, por me temperatura të ulëta. Parashikohet mot kryesisht i kthjellët, me vranësira të mesme dhe të larta përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë e lehtë, me shpejtësi mesatare prej 3-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë deri në 12 m/s. Temperaturat do të mbeten të ulëta gjatë gjithë fundjavës.