Autoritetet britanike kanë dënuar me burg dy shtetas shqiptarë, Ledian Hoxha dhe Pjeter Pisha, për furnizimin me kokainë të një bande kriminale.
Hoxha, 38 vjeç, u dënua me 7 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Pisha, 37 vjeç, me 6 vjet e 8 muaj burg. Ata ishin pjesë e grupit që trafikonin kokainë në Britani dhe kishin lidhje me dy vëllezërit britanikë, Warren dhe Kelroy Allison, udhëheqësit e bandës.
Pas arrestimeve, Enid Aliko, një tjetër pjesëtar i grupit, u burgos për 4 vjet për sigurimin e pajisjeve të koduara dhe veprimin si kontakt me krimin shqiptar. Gjatë hetimeve, autoritetet sekuestruan sasi të mëdha kokainë dhe pasuri, duke zbuluar një rrjet të gjerë trafiku dhe pastrimi parash.