Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës të 8 Shkurtit. Ajo u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen për të treguar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim përballë një regjimi të dështuar.
Xhixho theksoi arsyet për protestë, duke përmendur keqqeverisjen, korrupsionin, rritjen e çmimeve, dhe shpopullimin e vendit. Protesta do të zhvillohet në orën 17:00, para Kryeministrisë.
Postimi i Erisa Xhixhos:
8 Shkurt – Protesta e Opozitës! 📢
Të gjithë bashkë për t’i treguar këtij regjimi sa shumë janë ata që e duan ndryshimin.
Ne jemi sot përballë një regjimi që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, ndaj arsyet për të protestuar janë shumë. Keqqeverisja, korrupsioni dhe abuzimi me pasuritë e vendit janë marka e kësaj qeverie që mendon se mund të vazhdojë t’i mashtrojë shqiptarët.
Le të protestojmë së bashku kundër:
Talljes së mbi 800 mijë pensionistëve me rritje qesharake pensionesh e bonuse elektorale
Çmimeve të larta që varfërojnë shqiptarët e pasurojnë qeverinë
Mungesës së shpresës për mijëra të rinj që nuk duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri
Keqqeverisjes dhe mungesës së mundësive që ka shpopulluar më shumë se gjysmën e vendit
Nëpërkëmbjes së administratës shtetërore, duke e vënë në shërbim të Partisë Socialiste ende pa nisur fushata
Keqtrajtimit të të sëmurëve dhe mungesës së shërbimeve në spitalet shtetërore
Rrënimit të sistemit arsimor, që prodhon analfabetë funksionalë
Vjedhjes së fondeve të femerëve dhe shtyrjes së fasonëve drejt falimentit përmes zhvlerësimit të qëllimshëm të euros
Rrënimit ekonomik të qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin në një vend ku 1 metër katror në kullat që lartësohen përditë nis nga 6 mijë euro e ku bregdeti betonizohet nga klientët e qeverisë
Kolapsit të sistemit gjyqësor që detyron qytetarët të presin 15 vite për të marrë drejtësi e shumë ndërrojnë jetë pa e marrë
Bashkohuni me ne në ora ⏰17:00, para Kryeministrisë. 📍
Bashkë jemi më të fortë!🇦🇱