-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, nis votimi i diasporës në ambasada

Kryesoret

Kosova ka hyrë në hapin e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme. Sot është dita e fundit e fushatës ndërsa nesër, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Por sot zhvillohen po ashtu votime. Bëhet fjalë për diasporën, qytetarët që janë regjistruar fizikisht për të votuar në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Prishtinës zyrtare.

Numri i regjistruar për të votuar është 20 324. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se janë hapur disa nga vendvotimet, dhe se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato do të hapen në orën 13:00 me orën lokale të Kosovës.

“Në Shtutgart dhe Zvicër janë hapur përfaqësitë diplomatike. Në Mbretërinë e Bashkuar pak më parë kemi marrë konfirmimin se ka filluar votimi në ambasadën e Londrës.

Në Belgjikë është hapur ambasada në Bruksel, në Austri ambasada në Vjenë, në Francë ambasada në Paris dhe konsullata në Strasburg, në Itali ambasada në Romë dhe konsullata në Milano, në Turqi është hapur konsullata e cila është e vendosur në Stamboll.

Po ashtu në Norvegji ka filluar procesi i votimit në ambasadën në Oslo, gjithashtu në Lubjanë të Sllovenisë, në Suedi gjithashtu në ambasadë, në Danimarkë në konsullatën e Kopenhagen, po ashtu edhe në ambasadën e Kosovën në Kroaci në Zagreb, edhe në Holandë në ambasadën në Hagë, në ambasadën e Kosovën në Pragë të Çekisë, në ambasadën e Hungarisë në Budapest, si dhe në ambasadën e Kosovën në Maqedoni të Veriut në Shkup”, tha Elezi.

Votimi sot zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit