-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Dosja McGonigal, është arkivoli i hapur i Edi Ramës, do ta paketoj

Kryesoret

Në një fjalim nga protesta e opozitës, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për korrupsion dhe krime të lidhura me dosjen McGonigal, duke e cilësuar atë si “arkivolin e hapur” të Kryeministrit.

Ai theksoi se kjo dosje është dëshmi e përfshirjes së Ramës në aktivitete kriminale, duke e paralajmëruar atë për pasojat që do të ketë pas zgjedhjeve.

Sali Berisha: Në Gjermani shtrëngova me duart me kancelarin e ardhëm. Atje takova miq të vjetër dhe të rinj, ata mezi po presin fitoren e PD-së për të ndërtuar një marrëdhënie të fuqishme mes dy vendeve. Unë u zotova, se nga Shqipëria zero eksport refugjatësh dhe krimi në Europë. Zero tolerancë. Ne përballemi me censurën.

Tre rezoluta dhe intervista e Arben Ahmetajt u censuran. Intervista e Ahmetajt i bëri autopsinë regjimit të krmit nga 2015 deri më sot. Ahmetaj si dëshmitar me dokumente dhe fizik, okular u tha shqiptarëve se Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Se Rama detyroi Veliajn të firmos inceneratorin e Tiranës dhe bashkë janë pronarët dhe se Rama me Ballukun në Ankara para syve të tij rritën çmimin e tunelit me 50 mln euro për t’i marrë në xhep.

Dhe se Edi Rama është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri. Të gjithë këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu, për t’i thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut.

Dosja McGonigal, është arkivoli i hapur i Edi Ramës. Cdo natë, në dy muajt e fundit ai në ëndërr i del ishulli Riker, atje do të përfundojë tek McGonigali. Ju garantoj se pas zgjedhjeve do ta paketoj, të bëjë dënimin pastaj të kthehet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit