Sali Berisha i bëri thirrje pensionistëve në protestë, duke theksuar se pas zgjedhjeve të 11 Majit, askush prej tyre nuk do të marrë më pak se 200 Euro në muaj.
Ai akuzoi Edi Ramën për injorimin dhe varfërimin e pensionistëve, të cilët nuk mund të përballojnë as ilaçet.
Sali Berisha: Edi Ramën e ka tmerruar dhe shfazuar programi ynë. Edi Rama i pashpirt i la pensionistët në gjendjen më të mjerë. Shumë prej tyre nuk blejnë as ilaçet e një jave. Ka tre muaj që kalon nga një skenë në tjetën për t’i mashtruar. Ja ku jemi ne këtu, i themi cdo pensionisti, se kurrë pas 11 Majit askush prej jush nuk do të ketë më pas se 200 Euro në muaj.
Cdo njëri prej jush do të ketë kartën e konsumatorit për t’u kthyer TVSH-në, që është e barabartë me tre pensione. Mbaj për vete bonuset, Edi Rama. Kjo përpjekje nuk do të ndahet derisa të marrin pensionet më të mëdha në rajon.
Programi jonë e ka tmerruar sepse po nxjerr në dritë të gjitha mashtrimet e tij. Ne u premtojmë të gjithë punonjësve me rrogë të ulët se pas 11 Majit, brenda tre muajve nuk do të ketë rrogë nën 500 Euro.