-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Pjerin Ndreu i rrëmben pronën qytetares, në truallin e çerdhes do të ndërtojë pallate

Kryesoret

Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga Lezha, Betulla Dhana, së cilës Bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu i ka rrëmbyer një pronë për ta bërë çerdhe për komunitetin, pasi trualli ku ndodhet çerdhja aktualishtit është dhënë për të ndërtuar pallate

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Procesi i rindërtimit si për shumë shtetas të tjerë dëmtoi edhe një qytetare të Lezhës.

Znj. Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj me sipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë.

Kjo pronë e ligjshme e saj u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga znj.Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019, i cili e dëmtoi sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse, ndonëse lokali sipas denoncueses nuk ishte dëmtuar aq sa për tu prishur.

Kështu u rindërtua i njëjti pallat që ka patur nr. 98, në katin e parë të së cilit e njëjta njësi tregtare gjithashtu, e cila qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit.

Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, znj. Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishte: Do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.

E njëjta kërkesë i është drejtuar Kryeministrit Rama dhe premtimi ishte se do merrnin përgjigje së shpejti…

Topi ping pong me pronën dhe bukën e qytetares së thjeshtë vazhdoi….

Znj. Simonele Floriri prezantuar si Drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë, e për informacion të mëtejshëm znj. Dhana duhej të drejtohej me shkrim.

Sipas kësaj porosie, denoncuesja dërgoi kërkesë për informacion e cila përfundoi në dorën e drejtorit të zyrë së Urbanistikës pranë Bashkisë Lezhë, por pa sukses, përgjigja ishte e njëjtë: duhet të dilte vendimi i qeverisë.

Atëherë zonja i ridrejtohet KM Rama por edhe pas përgjigjes, asnjë zgjidhje për rimarrjen e pronës njësi tregtare të znj. Dhana.

Ajo theksoi se ka mësuar nga burime jozyrtare se prona e saj do të bëhet çerdhe për fëmijë dhe në vendin ku ka qenë çerdhja do ndërtohet një pallat.

Së fundi znj. Dhana i është drejtur organeve të hetimit për shkeljet e evidentuara.

Që shteti shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës nuk mbron pronën e qytetarëve përkundrazi ky është fakt.

Edi Rama me programin e tij të “suksesshëm” të rindërtimit të japi përgjigje pyetjes:

Çfarë duhet të bëjë znj. Bedulla Veli Dhana për t’ju rikthyer prona e saj legjitime me të cilën ushqehet?

Edi Rama për veten e tij jeton në saraje por njerëzve të thjeshtë nuk i jep çfarë i takon …

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit