Stafi teknik i Kombëtares shqiptare, i drejtuar nga trajneri Silvinjo, ka vazhduar takimet me futbollistët shqiptarë në Europë për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që do të nisin në muajin mars.
Pas takimeve të zhvilluara me lojtarë të tjerë, trajneri Silvinjo, asistentët e tij Doriva dhe Zabaleta kanë vizituar Romën, ku kanë takuar Elseid Hysajn.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar gjendja aktuale e Hysajt pas dëmtimit dhe planet për grumbullimet e muajit mars. Takimet do të vazhdojnë gjatë muajit shkurt ndërsa përgatitjet për ndeshjet vazhdojnë.