Gjatë protestës së opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, tre punonjës të Policisë së Shtetit u lënduan si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike. Një efektive ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në fytyrë dhe dorë.
Ata u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e tyre është stabilizuar dhe po marrin trajtimin e duhur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe do të përballen me drejtësinë.
Drejtori i DVP Tiranë dhe Zëvendësdrejtori i Rendit vizituan punonjësit e lënduar në spital dhe u siguruan që ata të merrnin ndihmën e nevojshme.