-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trudeau paralajmëron: Trump e ka seriozisht aneksimin e Kanadasë

Kryesoret

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka shprehur shqetësim për fiksimin e presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar Kanadanë si shtetin e 51-të të SHBA-së.

Gjatë një takimi me biznesmenë dhe udhëheqës sindikatash në Toronto, Trudeau theksoi se kjo është një “shqetësim real”, duke kritikuar Trump për përbuzjen e sovranitetit të Kanadasë dhe vazhdimin e deklaratave të tij në rrjetet sociale për aneksimin.

“Ata janë shumë të vetëdijshëm për burimet tona, për atë që kemi dhe ata duan të jenë në gjendje të përfitojnë nga ato. Por Trump e ka në mendje se një nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë është aneksimi i vendit tonë”, ka deklaruar Trudeau.

Tensionet mes dy shteteve u shtuan pas vendosjes së tarifave 25% për importet kanadeze nga Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit