Forumi Rinor i Partisë Demokratike Dega Vlorë u nis për në protestën e opozitës në Tiranë me një mesazh ndaj Edi Ramës- Vlora flet: “Edvin, Ke mbaruar!”.
Kur na ndajnë dhe pak minuta nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është gati.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është duke u montuar podiumi, në të cilin demokratët do japin mesazhet e tyre për qytetarët.
Policia e Shtetit ka bllokuar që në orët e para të mëngjesit qarkullimin e mjeteve në bulevard, ndërsa punonjësit e kryeministrisë edhe këtë herë kanë veshur me mburojë metalike derën kryesorë të godinës.