Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se është e rëndësishme që të takohet me ish-presidentin amerikan Donald Trump përpara se ai të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin.
Zelensky u shpreh se nëse bisedimet do të ndodhnin pa përfshirjen e Ukrainës, kjo do të ishte e padrejtë dhe nuk do të ofronte mundësi reale për përfundimin e luftës.
“Kjo nuk do të ndodhë, unë jam i sigurt për këtë. Ne duhet të kuptojmë se Ukraina po shkon në negociata, jo në ultimatumet e Rusisë”, theksoi Zelensky.
Zelensky gjithashtu bëri të ditur se kontaktet me ekipin e Trump po zhvillohen çdo ditë dhe se Trump mund të ketë një takim të parë me të javën e ardhshme