Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00, 50% e votuesve të regjistruar në diasporë, ose 10.346 persona, kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.
Në total, janë 20.324 votues të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, dhe procesi i votimit po zhvillohet në 19 shtete.