Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar inspektorin 21-vjeçar me iniciale A.M., për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ata së bashku me njëri-tjetrin me datë 27 janar rreth orës 15:00 kanë nxjerrë një sasi të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.
Inspektori 21-vjeçar A.M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10 000 të dhënë nga 31-vjeçari J.K. Nga këqyrja e pamjeve filmike në Porto Romano rezultoi se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë.
Ndërkohë janëproceduar në gjendje të lirë edh 7 të tjerë të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, si më poshtë:
- L. K., 29 vjeç
- F. I., 23 vjeç (shtetas sirian)
- A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian)
- S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian)
- H. B., 47 vjeç (shtetas sirian)
- S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian)
- Ë. B., 42 vjeç (shtetas sirian)
Ndërsa materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.