Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh pas mbylljes së votimit në Kosovë se Albin Kurti është jashtë pushtetit dhe se opozita do të formojë qeverinë e re.
“Opozita i ka fituar këto zgjedhje, i uroj fitoren dhe pres bashkëpunimin. Rezultatin e kam të vështirë të them rezultatin, me exit-poll-et nuk jam i kënaqur, por informatat që kam janë se është dyfishi i exit-poll-et.
Por jam i kënaqur që opozita ka fituar. Jam i hapur për koalicion me të dyja partitë e opozitës. Një qeveri e qëndrueshme dhe jo e pakicës. Koalicion me Vetëvendosjen? Jo. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare për qeverinë” tha ai.