Në Kosovë ka nisur votimi në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi ishte i pari që votojë në këtë qendër votimi dhe bëri thirrje për procest të qetë dhe demokratik.
Në këtë qendër të votimit e cila ka gjithsej pesë vendvotime kanë të drejtë vote 4393 votues.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Pejës është 115 mijë e 679 votues, të cilën mund të votojnë në 24 qendra votimi me gjithsej 132 vendvotime.
Qytetarët e Kosovës votojnë, Radoniqi bën thirrje për proces të qetë e demokratik