Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë ku do të vendoset kryeministri i cili do të udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Shkolla fillore “Arkitekt Sinani” në komunën e Mitrovicës ka numrin më të lartë të votuesve.
Menaxheri i kësaj shkolle Sami Rama tregoi se deri më tani nuk ka parregullsi dhe gjithçka sipas tij po shkon mirë.
“Ecuria e procesit zgjedhor është duke shkuar normal pa telashe. Procesi zgjedhor ka filluar me kohë, materiali ka ardhur me kohë dhe të gjithë përfaqësuesit kanë qenë me kohë në vendin e vet. Për momentin numri i qytetarëve është duke u rritur dhe pritet të votojnë me numër më të madh. Deri më tash nuk ka pasur asnjë problem”, ka deklaruar ai për KosovaPress.