-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet/ Policia e Kosovës: Procesi kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

Kryesoret

Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor më 9 shkurt ka kaluar i qetë dhe pa ndonjë incident madhor, që do ta cenonte atë.

Ajo tha se plani i saj operacional, i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, “është realizuar me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Në një komunikatë për media, Policia po ashtu bëri të ditur se, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar gjashtë raste – prej tyre katër për vepra penale kundër të drejtave të votimit dhe dy për sulme ndaj personit zyrtar dhe kanosje.

“Janë trajtuar edhe disa raste të tjera, të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetentë, janë evidentuar si shënime zyrtare”, tha Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit