Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në fshatin Barbullinjë, ku një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet tip Audi, me targa AB257 SM.
Mjeti ishte drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto dhe ka goditur viktimën, Hatixhe Topi, e cila po kalonte rrugën për të shkuar në punë.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili është shoqëruar për hetime, ndërsa ambulanca ka mbërritur për të marrë trupin e viktimës. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.