Avokati Redi Ramaj i ftuar në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo theksoi se kemi të bëjmë me skema korruptive ku janë përfshirë disa kompani dhe OJF.
“Politikanët tashmë nuk mund të kenë luksin të ankohen për Prokurorinë e Posaçme. Sulmi ndaj prokurorit e shoh me faktin se ka material SPAK për këtë çështje. E shoh në biznesmenët që janë lidhur me Veliajn. Me një skemë korruptive, nga deklarata e SPAK, disa biznesmenë kanë ndërhyrë në bashki për favore. Me mekanizma të OJF-ve apo biznesmenë të bashkëshortes kanë kaluar para në favor të kryetarit të bashkisë. U përdor biznesmeni i huaj Elman Abule, kanë ndërvepruar me zonjën Xoxa, dhe Veliaj. Këtu fakti i korrupsionit pasiv kërkon prova, lidhje mes personave të drejtpërdrejta. Kush favorizimi konkret? Ka dhënë leje ndërtimi, leje të tjera? Duhet të zbardhen nga Prokuroria e Posaçme, pastaj të kalojmë tek akuza tjetër e pastrimit. E dyta ka një marzh dënimi deri në 10 vjet. Ndërsa korrupsioni pasiv, marzh 4-12 vjet.”, tha avokati Ramaj.