Dy ekspertë mjeko-ligjorë janë mandatuar nga Gjykata e Posaçme për të kryer një ekspertim mjekësor të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu.
Ata do të kryejnë ekspertimin në paraburgimin e Pogradecit për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Fetahut, e cila ka pretenduar se ka probleme të rënda shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli rrezikon jetën e saj. Mbrojtja ligjore ka paraqitur këto pretendime, por ato do të verifikohen nga ekspertët mjeko-ligjorë.
Raporti i ekspertimit pritet të publikohet javën e ardhshme. Pajtime Fetahu është në paraburgim që prej nëntorit 2024, pas një urdhri arresti të lëshuar nga SPAK.