Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Bellind Këlliçi tha se Erion Veliaj nuk mund të përballet me drejtësinë vetëm si një hajdut. Këlliçi tha se Veliajt duhet të japë llogari për dosjen 5D si dhe për aferën 130 milonë euro, pasi inceneratori i Tiranës meriton një përgjigje.
“Kur i hyra garës për Tiranën, i hyra me një model ndryshe për të folur për korrupsionin endemik në Bashkinë e Tiranës, për të ruajtur buxhetin në bashkinë e Tiranës, për të dhënë modelin e një politikani të pakorruptuar dhe për të bërë një fushatë me shpirt dhe me zemër. Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga posti im elektoral që pata atëherë drejtuar me gishtat e mesit korrupsionit, për të gjithë ata që rrihnin gjoksin dhe krenoheshin se na mundën me 58 mijë vota edhe pse pa vulë, pa logo, pa media, pa financa, pa asgjë, pa asnjë mjet logjistik, pa emrin e kreut të partisë në fletën e votimit, sot e kanë marrë përgjigjen. Por, nuk mbaron me sot.
Ne, të gjitha akuzave tona, të gjitha dosjeve korruptive do t’u shkojmë deri në fund. Nuk mund të mendojnë qytetarët shqiptarë, prokuroria e posaçme apo dhe GJKKO, që ky hajdut banal, Erion Veliaj, mund ta mbyllë me kaq, të dënohet si një hajdut ordiner. Jo! Është një aferë 130 milionë euro, inceneratori i Tiranës që meriton të ketë një përgjigje dhe meriton t’i shkohet deri në fund asaj dosje, dhe është dosja ‘5 D’ që meriton se është kreu i saj. Të dalë prokuroria e posaçme dhe të thotë, a ka përgjegjësi Erion Veliaj për këtë apo jo. Ne nuk bëjmë asnjë milimetër pas, dhe pse sot është arrestuar hajduti me banal që mund të ketë pasur ndonjëherë kryeqyteti i Shqipërisë, siç është Erion Veliaj.”, tha Këlliçi në emisonin “Task Force”.