-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ kërkon masa për vonesat në afishimin e listave për zgjedhjet e 11 majit

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka theksuar se ka pasur vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki dhe ka kërkuar masa urgjente për të siguruar respektimin e afateve ligjore për zgjedhjet e 11 majit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje bashkive të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me publikimin e listave dhe caktimin e qendrave të votimit, duke theksuar se nuk ka filluar ende procesi i njoftimit të zgjedhësve në shumicën e bashkive.

Reagimi i Celibashit

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit