-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lumir Abdixhiku: Pranoj humbjen, por s’e jap dorëhqjen

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe u shpreh se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë. Ai tha se llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.

“Sipas numërimit që janë marrë nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së. LDK-ja ka marrë 158 954 vota apo 18.1%. LVV-ja ka marrë 347 543 vota ose 39.8%, PDK-ja ka marrë 190 363 vota apo 21.8%, AAK-Nisma ka marrë 66 635 vota apo 7.6%”.

Parimet e LDK-së për koalicione mbeten të njëjta si para fushatës ashtu edhe pas fushatës. Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë, do të qëndrojmë në opozitë dhe i urojmë popullit të zgjedh mbarë e mirë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra.

Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit. Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje.

Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në aq sa pretendojmë të kemi, 190 mijë vota, është sukses i mirë por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjate për fatin tim politik, e që është brenga ime e fundit sonte” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit