Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe deri tani janë numëruar 88.04% e votave në të gjithë Kosovën. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar një fitoren dominimante, duke kryesuar në shumicën e komunave kryesore të Kosovës.
Në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, LVV është dominuesja, me rezultatet si më poshtë:
Gjakovë: Nga numërimi i 93.10% të votave, LVV ka marrë 47.15%, ndërsa AAK-Nisma 19.70%, LDK 16.68% dhe PDK 10.23%. Aktualisht, Gjakova drejtohet nga Ardian Gjini i AAK-së.
Mitrovicë: Me 89.52% të votave të numëruara, LVV është në krye me 56.23%, PDK ka 30.81%, LDK 6.31%, Koalicioni për Familjen 3.37%, dhe AAK-Nisma 1.37%. Mitrovica drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së.
Pejë: Nga numërimi i 80.30% të votave, LVV ka 41.37%, LDK 28.01%, AAK-Nisma 12.74%, dhe PDK 10.11%. Peja udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.
Prishtinë: Me 94.19% të votave të numëruara, LVV është e para me 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23%, dhe AAK-Nisma 3.31%. Prishtina udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së.
Gjilan: Me 78.29% të votave të numëruara, LVV ka marrë 51.54%, LDK 21.73%, PDK 17.06%, dhe AAK-Nisma 2.73%. Gjilani drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.
Prizren: Nga numërimi i 91.10% të votave, LVV ka 40.78%, PDK 22.85%, LDK 10.67%, dhe AAK-Nisma 4.77%. Prizreni drejtohet nga Shaqir Totaj i PDK-së.
Ferizaj: Me 88.16% të votave të numëruara, LVV kryeson me 50.99%, PDK ka 27.61%, LDK 12.72%, dhe AAK-Nisma 3.19%. Ferizaj udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.