Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se arrestimi i kryetarit të bashkisë Erion Veliajt është një shenjë e mirë që tregon se ky institucion po punon.
Shehu tha se SPAK sot tregoi kurajë duke arrestuar Veliajn.
“Dua të bëj një urim atyre zotërinjve të SPAK që po tregojnë se kanë kurajë dhe nuk tërhiqen përpara asnjë pale edhe atyre që janë quajt të paprekshëm deri sot. Shenjë e mirë që ky institucion po punon dhe koha po e tregon. Uroj që të kenë kurajë të vazhdojnë deri në fund, t’i dalin për zot asaj që kanë marrë përsipër“, tha Shehi.