Donald Trump ka ripërsëritur qëndrimin e tij të fortë për të marrë kontrollin e Gazës, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha ndërkombëtare.
Duke folur për mediat, ai tha: “Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë tjera.”
Ai theksoi se SHBA janë të përkushtuara për të “zotëruar” Gazën dhe të sigurohen që Hamasi të mos kthehet.
SkyNews raportoi gjithashtu se Trump mendon se palestinezët nuk dëshirojnë të kthehen në Gaza dhe se shtetet arabe do t’i pranonin ata nëse iu ofrohen mundësi alternative për strehim.