Gjykata e Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për të miturin Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e Martin Canit.
Përfaqësuesi ligjor i Përlleshajt kishte kërkuar zëvendësimin e masës me “arrest shtëpie”, por Gjykata e Apelit vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke refuzuar ndryshimin e masës.
Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, kur ai u qëllua pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Vrau 14-vjeçarin te ‘Fan Noli’, Përlleshaj kërkon zëvendësim të masës së sigurisë