Mario Përlleshaj ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësimin e masës së sigurisë personale. Kërkesa do të shqyrtohet sot në mesditë.
Ai ndodhet aktualisht në Institutin e Kavajës, pas tragjedisë që ndodhi më 18 nëntor te shkolla “Fan Noli”, ku Martin Cani u vra dhe shoku i tij, Luis Meçja, u plagos gjatë një sherri.
Përlleshaj, i cili është 14 vjeç, ka kundërshtuar më parë masën e “arrestit në burg”, të cilën Gjykata e Apelit e la në fuqi më 17 dhjetor 2024.