-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, nesër nis numërimi i votave për deputetë

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër (e martë) nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas njoftimit të KQZ, njëkohësisht do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve për subjektet.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit