Presidenti Bajram Begaj u takua me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikolla Camaj, për të diskutuar forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre etnikë në Malin e Zi.
Ata ranë dakord për avancimin e raporteve politike dhe ekonomike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy popujve.
“Kënaqësi të takoja Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, politikanin shqiptar me një eksperiencë të vyer, @nikollacamaj
Ndamë bashkë mendimet mbi forcimin politik dhe ekonomik të shqiptarëve etnikë që jetojnë këtu, urë solide lidhëse mes dy popujve”, shkruan Begaj.